Basha: Me rininë e bashkuar, PD fituese në 2017-ën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në Kuvendin e FRPD, që u zhvillua në Tiranë për zgjedhjen e kryesisë dhe forumet drejtuese.

Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje për të rinjtë e dhjetorit 1990, Azem Hajdari, Arben Broci dhe kolegëve të tyre, intelektualëve me në krye Sali Berishën që sollën në pushtet të djathtën shqiptare dhe rrëzuan diktaturën.

Basha theksoi se “rinia vjen sot në PD në opozitë, jo për privilegje por për sakrifica. Ajo u bashkua në këtë bashkim të madh vlerash që do jemi shumica e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju e kaluat provën tuaj të zgjedhjeve, por jeni në një provë tjetër të rëndësishme dhe do të përzgjedhim 49 kanditatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga rinia”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi këtu në këtë sallë kur papunësia rinore është 40%, ne jemi këtu kur 30% e të rinjve shkojnë më pak në universitet, është bërë më e vështirë kur mbaron universitetin për të gjetur një vend pune, mbi 5000 bizenese janë mbyllur. Rilindja është modeli anti-rinor dhe janë në muzgun e mbylljes së mandatit të tyre. Largimi i tyre i jep fund tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri. Beteja e radhës, është beteja elektorale sepse do të përballet modeli i antivlerës me modelin e vlerave, punës dhe rinisë që jemi ne, me koalicionin tonë fitues në zgjedhjet e ardhshme 2017”, tha gjithashtu Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?