Basha me strukturat drejtuese të PD në Vlorë: Hetim fondeve IPARD, fundi i pandëshkueshmërisë

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me drejtuesit politikë të qarkut Vlorë.

Ai vuri theksin tek kërkesa që do bëjë për hetim parlamentar për fondet IPARD, pasi kjo vjedhje tregon babëzinë e kësaj qeverie për të vjedhur dhe fondet që vijnë nga Europa.

”Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin,” shkruan Basha ndër të tjera.

Postimi i plotë

Në Vlorë, me drejtuesit politikë të këtij Qarku, nisëm punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Prandaj ne do të kërkojmë:

Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.

SHKARKO APP