Basha me studentët, i këshillon për distancën: Kam mbi 1 muaj pa i parë prindërit, e bëj për t’i ruajtur. Kjo pandemi i hoqi maskën kësaj qeverie
Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon nje bashkëbisedim me studentë në Qytetin Studenti.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin Studenti, duke u kujdesur për të ruajtur distancën sociale dhe u ka tërhequr vëmendjen që të bëjnë kujdes për të mbrojtur moshën e tretë.
Basha tha se ne duhet të marrim masa për t’i mbrojtur ata.
“Ndryshe nga Kosova, këtu ën Shqipëri nuk ka testime. Më është mbushur Inbx me mesazhe nga njerëzirt që duhet të presin me ditë të tëra për t’u testuar, le më pastaj për ata që rrethojnë, bashkëshorten, prindërit…
U bë një muaj e gjysëm që nuk i kam parë prindërit. Më merr malli, por e bëj për t’i ruajtur. Para tre ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe …”
Pjesw nga deklaratat e kryedemokratit Basha
Një grup studentësh të mjekësisë organizoi këtë bashkëbisedim të gjerë, i falënderoj! Gëzohem që na u bashkua një numër kaq i lartë studentësh.
Problemi i parë i madh i keqmenaxhimit të pandemisë, është mungesa e testimeve. Inbox-i im plot me mesazhe që kanë deri në dhjetë ditë që presin të testohen dhe injorohen. Të sëmurëve në shtëpi u jepen receta që kushtojnë qindra mijëra lekë.
Studentët nuk u njoftuan në kohë për kalimin e mësimit online, asnjë masë nga qeveria për këtë kalim të beftë. Sa më pak testime dhe mbështetje, aq më shumë viktima do të shkaktojë COVID.
Kemi testimet më të ulëta dhe shpenzimet më të larta për PPP në Europë.
Kam një muaj e gjysëm që nuk i takoj dot prindërit. Nuk i takoj prindërit për t’i ruajtur ata, jo se nuk me merr malli për ta, më merr shumë. Para dy ditësh im atë kishte datëlindjen, nuk mund ta uroja nga afër.
Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë.
Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë. Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie.
Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët. Na duhet sot që të gjithë kapacitetet t’i vëmë funksion në luftën ndaj pandemisë.
Vizioni ynë për shëndetësinë, shtim i stafit mjekësor dhe ndihmës për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor.
Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët. Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid. Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid. Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët. Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë.