Basha me të rinjtë e FRPD: Me u do të fitojmë zgjedhjet

Kryedemokrati, Lulzim Basha, zgjodhi Konventën Kombëtare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike  për të shprehur bindjen se vetëm të rinjtë mund të ngjallin shpresën për një Shqipëri më të mirë që deri tani është qeverisur nga modeli më i keq.

Basha: Është era e shpresës dhe besimit që vjen nga vota e lirë, besimi i madh se forca e bashkuar e vullneteve të lira që do të mundë përgjithmonë vargonjtë e së kaluarës, të mykurën dhe do ti hapë Shqipërisë horiozontin rinor dhe europian.

Publikimi i të dhënave të zyrtarëve socialistë që detyruan deri më tani dorëheqjen e kryebashkiakut Elvis Rroshi, sipas Bashës tregojnë se cili është modeli i së majtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Kur modeli i vetëm i promovimit në politikë ofruar nga keqqeverisja e Edi Ramës dhe Ilir Metës është modeli që promovon vrasësit, trafikantët, tutorët, njerëzit e vesit. Rilindja është modeli antipopullor, antikombëtar dhe antirinor, si e tillë është provuar katërcipërisht tash në muzgun e mandatit të tyre katër vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkë me besimin se më shumë të rinj do ti bashkohen PD, kryedemokrati rikonfirmoi edhe një herë premtimin që të rinjtë të përfaqësohen me 35% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe premtimin për të anuluar ligjin për arsimin e lartë dhe lehtësuar studimet në Universitete.

Fjalimi i Lulzim Bashës para të rinjve ishte mjaft entuziast, por nuk ceku asnjë prej çështjeve që po mbajnë të mbërthyer skenën politike, si miratimi i reformës në drejtësi apo dhe takimin e tij të hënën me kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?