Basha me të rinjtë e PD: Të shembim të vjetrën

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në debatin e 16-të kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që u zhvillua në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se të rinjtë janë zemra e Partisë Demokratike, i cili tha se “do të marrin stafetën e ndryshimit të madh”.

Kreu i PD vijoi akuzat ndaj Qeverisë Rama në lidhje me abuzimet dhe korrupsionin. Sipas kreut të demokratëve, në dy muajt e fundit kanë humbur punën 73 mijë qytetarë dhe abuzimi me fondet kap shifrat e 770 milionë Eurove, nga të cilat 100 milionë Euro i përkasin tenderit të sterilizimit. Basha u bëri thirrje të rinjve që të shembin këtë sistem, që ai e quajti të vjetër, dhe të sjellin ndryshimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rinia demokrate po vendos themelin e votës së lirë. Të shembim të vjetrën, ne kemi forcë që të sjellim ndryshimin”, tha kryetari i PD Lulzim Basha ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?