Basha me të shoqen homazhe për Bashkim Finon te Pallati i Kongreseve

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi mëngjesin e sotëm betejën me COVID.

Pasi kanë përfunduar nderimin e tyre për Bashkim Finon, Basha me të shoqen nuk kanë pranuar të flasin për mediat duke respektuar zinë deri në fund.

Kreu i PD anuloi sot takimet elektorale në shenjë respekti për Bashkim Finon, duke lënë në pritje qytetarët fierakë që kishin dalë me makina në hyrje të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një betejë të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?