Basha me videomesazh: Kam të metat e mia dhe e di se kam bërë gabime…

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka postuar në rrjetin social një videomesazh drejtuar qytetarëve. Në video shfaqen disa takime të Bashës me qytetarët, teksa kreu i PD-së thotë se si çdokush edhe ai ka të metat e tij dhe se e di shumë mirë që ka gabuar në të kaluarën, por premton se do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Kudo ku shkoj, me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon.  Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”,- shprehet Basha në video.

SHKARKO APP