Basha: Me votë do ta ndalojmë pllakosjen e së keqes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Kukës, Has dhe Tropojë.
Mbi 5 mijë kuksianë kanë emigruar gjatë një viti, i tha një banor zotit Basha.
Banor: S’ka ku shkon më keq, kanë ik mbi 5000 vetë, krejt kuksianët kanë ikë për shkak të gjendjes ekonomike, u bëj thirrje fëmijëve me ardhë, më thonë: Babë, më mirë i vdekur në një vend demokratik se sa i shtypur e i përbuzur në vendlindjen tonë.
Banor: Jam vetë i gjashtë, kam dy fëmijë në shkollë të lartë, nuk mund të përballohet. Tre vëllezër kanë ikur familjarisht, nuk ka punë…
Basha: Një javë që nuk keni shitur asgjë?
Tregtare: Asgjë, as një lek nuk kemi bërë, të vjetra.
Tregtar: Kam dy javë pa shitur, ku me shku, 50 mijë lekë qiraja, drita, punë.
Tregtar: Të gjitha këto, të gjitha borxhe.
Basha: Të gjitha!?
Tregtar: Të gjitha, pa përjashtim.
Basha: Ne besojmë ta zgjidhim me votë, duke ulur taksat, çmimin e energjisë, duke qëndruar në krahun tuaj si sipërmarrës, si biznes i vogël e jo përballë jush me kërbaç e me gjoba dhe me fatura.
Kryetari i Partië Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar të Bashkisë së Mirditës, Gjergj Prenga.
Ulja e taksave, mbështetja e familjeve në nevojë, fonde të veçanta për mbështetjen e të rinjve që duan të hapin biznese të reja ishin disa nga pikat e platformës së Gjergj Prengës.
"Ata që në 23 qershor votuan rilindjen sepse besuan se do të kishin vende pune dhe sot nuk kanë punë, ata që votuan rilindjen sepse u premtoi që do u ulte çmimet dhe sot nuk dinë nga t’ia mbajnë se u është dyfishuar lista nëpër ushqimore, të gjithë atyre unë u them sot, gënjeshtra erdhi me votë, mashtrimi erdhi me votë, me votë do e largojmë, me votë do ta ndalim," tha Basha.