Basha merr dhuratën e veçantë në një punishte artizane në Kukës: Qeveria duhet ta zgjidhë qesen për ju

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka vizituar sot një punishte artizanale në Kukës. Teksa ka bashkëbiseduar me Hate Orën, e cila drejton këtë punishte, profesion dhe pasion që e ka trashëguar brez pas brezi. Kjo e fundit ndau dhe një kuriozitet për të gjithë, ka lidhje gjaku me këngëtaren e famshme me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë bashkëbisedimit, artizania i tregoi Bashës disa nga sfidat me të cilat po përballet biznesi i saj familjar në këtë kohë pandemie, ndërsa nënvizoi faktin se puna ka rënë. Ndërkohë, kreu i PD-së tha se qeveria duhet të hapë thesin për t’ju dhënë ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneset që po përballen me krizën. Ai theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ketë fokusin nga familjet e varfra dhe bizneset që kanë nevojë për ndihmë.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI


Basha: 
Për kë i keni bërë këto porosi?
Artizania: Për vendas dhe për qytetarët nga Kosova.
Basha: E keni gjë Rita Orën?
Artizania: Patjetër (Qesh zonja).
Basha: Sa punonjës keni t5ani?
Artizania: Vetëm familjen dhe të afërm. Më parë kam pasur kërkesa, kam pasur 15 punëtor. I jam përgjigjur të tëra rregullave. Dhe tani që ra puna, e kam pezulluar për momentin. Kur ka punë, punoj vetë.

Basha: Po zonjat që kishe më parë në punë ku janë?
Artizania: Nuk i kam tani se nuk ka punë. Trajnoj të rinj.Mbesa e fëmiëjt. Që ta trashëgoj këtë punë.
Basha: Po dizenjot ku i keni?
Artizania: Ja janë këto. Kam vizatuar disa gjëra.
Basha: Këtu qenka edhe punishte, edhe shkollë, dhe ekspozite. Situata ekonomie është e vështirë. Gjende e rendë ekonomike. Ju jeni afër Kosovës. Lexova dje çfarë ndihmash jep Kosova. I vetmi vend me ndihmën ekonomike më të ulët në Europë, mbetëm ne. Kjo ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme. Kukësi është në krye të listës së varfërisë. Sa i përket rënies së konsumit, reflektohet dhe tek biznesi. Në këto kushte, qeveria duhet të ndihmojë. Duhet ta zgjidhë qesen për ju. Shumica e qytetarëve nuk po marrin asgjë. Njerëzit e punës duhen mbështetur.
Artizania: Tani punoj me familjen time
Basha: Kjo vetëm e thellon krizën, pasi puna ka rënë. Humbni ju punë, humb dhe shteti. Rruga e vetme që t’i dilet përballë kësaj të keqes është paketa për familjet dhe bizneset, pasi rrezikohet faliment. Biznesi si ky i huaj, nëse ju largoheni, nuk është dikush që mund të nisë direkt, pasi do trajnim. Është gjendje e vështirë, por dua t’ju japë kurajo juve dhe zonjave në Kukës. Jeni shembull i punës, i inovacionit dhe kurajës. Na e mbushni zemrën me gëzim, pasi krenohemi me ju. Prioritet i asaj qeverise, i qeverisë së ardhme, i imi, është ndihma për familjet në nevojë dhe sipërmarrjet.

Po ashtu, Basha është suprizuar nga artizania, e cila i ka dhuruar një punim me tezgjah, ndërsa tregoi dhe domethënien e kësaj vepre.

 

 

Artizania: Ky punim simbolizon; gruaja, duart arta që punon dhe kujdeset për familjen.
Basha: Një shoqëri nuk ecën para, pa i dhënë gruas vendin që i meriton. Edhe si kreu i PD, dhe si bashkëshort dhe si prind i dy vajzave. Nuk ka zhvillim nëse gruas nuk i jepet vendi që meriton. Nënat dhe vajzat shqiptare jeni krenaria jonë, thesari i këtij kombi.

SHKARKO APP