Basha merr ftesë nga SHBA-ja? Berisha: Dosjen ”Muzi” e ke barrë në kurriz

Sali Berisha ironizoi deklaratën që sot kreu Lulzim Basha dha për ftesën e marrë për të shkuar në SHBA. Në Shtëpinë e Bardhë tha Berisha, shkoi edhe ish-ministri Saimir Tahiri, por me dosjen e Habilaj në Kurriz, duke bërë kështu një paralelizëm me të në lidhje me akuzat e Nick Muzin.

“Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA. Kam dy fjalë për të. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje qorri, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz, ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda, me dosjen Muzin dhe Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën”, tha Berisha nga ”Foltorja” në Librazhd.

Lulzim Basha u shpreh sot për mediat se ka marrë ftesa për një vizitë në SHBA, duke shtruar se pret të diskutojë çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Akuzat e Berishës lidhet me një shkrim nga revista amerikane ”Mother Jones”, e cila theksonte se PD-ja kishte paguar 650 mijë dollarë për lobim në SHBA kompanisë ”Muzin Capitol Partneres”, në pronësi të shtetasit Nik Muzi, nëpërmjet kompanisë offshore ”Biniata Trade”, pas të cilës qëndrojnë dy biznesmenë rusë. Basha ka mohuar që PD-ja të këtë marrë financime nga kompani apo individë rusë.

SHKARKO APP