Basha mesazh krerëve të PD-së: Rezultati në të gjitha bashkitë, inkurajues

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizim Basha, u ka çuar një mesazh kryetarëve të degëve të Partiosë Demokratike në gjithë Shqipërinë, menjëherë pas mesazhit të Berishës, që bënte thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve.

Basha u thotë në mesazh atyre se Partia Demokratike ndjehet fituese krahasuar me vitin 2013, kur e drejtonte Berisha dhe bën thirrje që të vazhdojë numrimi i votove deri në fund.

Ja mesazhi i plotë i Bashës drejtuar kryetarëve të degëve të PD-së:

"Rezultati në të gjitha bashkitë, inkurajues.

Zoterinj kryetare te degeve te Partise Demokratike, zonja dhe zoterinj kryesues te shtabeve elektorale Numerimi i votave per kandidatet po perfundon. Ne te gjitha bashkite e vendit rezultati eshte inkurajues. Edhe pse perballe presionit te makinerise shteterore, blerjes se votave dhe krimineleve te lidhur me pushtetin, Partia Demokratike se bashku me aleatet ka rritje votash ne shkalle vendi rreth 9% nderkohe qe koalicioni kundershtar ka pesuar renie prej 18% krahasuar me votat e 23 qershor 2013 sipas projeksioneve te mbremjes se sotme. Ky rezultat dhe fitorja e nje sere bashkish jane nje hap i madh drejt ringritjes tone. Neser nis numerimi i votave per keshillat. Ju keni rol vendimtar dhe pergjegjesine e plote politike per te siguruar qe asnje vote e PD dhe aleateve tane te mos preket. Porositni, motivoni dhe mbikqyrni numeruesit tane qe te permbushin me sukses te plote kete detyre. Konfirmoni marrjen e ketij mesazhi dhe masave perkatese. Pershendetje te perzemerta, Lulzim Basha”.

SHKARKO APP