Basha mesazh nga Baldushku pas takimit me fermerët: Probleme shokuese, siç blen Rama naftë për makinën e blinduar, ata…
Kryetari i PD Lulzim Basha u ndal sot në Baldushk, ku tha se “për fat të keq nuk kam arritur të raportoj dicka të ndryshme pozitive”, duke iu referuar probleme që i paraqesin fermerët në zonat ku kryedemokrati viziton për të parë nga afër situatën e tyre.
“Problemi që më parqesin këtu ku ndodhem pranë fermës së Kasem Saliu, është dicka që është shokuese, ua faturojnë ujin si të jetë biznes i vogël, imagjinoni. Nafta, benzina me të njëjtin sic e blen Rama për Benz-in e vet të blinduar”, tha Basha.
“Skemi asnjë lloj fitimi, cmimet janë katastrofë, as plehërat e farat skanë garanci. Me minus jemi komplet, tre muaj që e mbylli ai tha kanë punuar bujqërit por nuk kemi pasur mjete e treg ku të shkojmë. Po nuk shite mallin punon kot në tokë“, tha fermeri.
“Asnjë kacidhe nuk kanë parë as në kohën e pandemisë as në 7 vite, ndaj duhet të gjithë bashkë të mundësojmë rikthimin në normalitet, një qeveri normale e jo qeverri mrekullish është ajo që premton PD, një qeveri normale që nis nga vota juaj e kthen gjithë vëmendjen e fondet tek ju përmes llogaridhënies. Një Shqipëri e gjithë shqiptarëve, e jo një Shqipëroi e 5 oligarkëve”.
Duke shfrytëzuar motin me re, Basha dha edhe një mesazh:
“Këtu nga Baldushku jam me besim se Shqipëria jonë e bukur i ka të gjitha mundësitë për ta lënë pas këtë ditë të zezë, meqë kemi dhe retë mbrapa, si thotë ajo shprehja pas reve ka dritë, e drita e shpresës është bashkimi jonë, qendresa jonë e programi jonë për ti kthyer shqiptarëve dinjitetin, një ekonomi të fortë”.