Vizitë në Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnje/ Basha: PD duhet pastruar nga çdo nuancë që ka dëmtuar emrin e saj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnje.
Kreu demokrat tha se emri i PD duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj.
“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, – shkruan Basha në rrjetet sociale.