Basha: Mirënjohje e pakufishme për protestuesit

 

“Mirënjohje e pakufishme për qindra mijëra shqiptarë, të rinj e të reja, nga jugu e veriu, që iu bashkuan thirrjes sonë për ta kthyer 8 dhjetorin, 25-vjetorin e shembjes së komunizmit, jo vetëm ditë feste e përkujtimi, por edhe ditë marshimi e vendosmërie për të marrë në duart tona fatin e vendit nga tirania e dytë që e kërcënon, tirania e krimit dhe e arrogancës”.

Me këto fjalë, kryedemokrati Lulzim Basha, përshëndeti sot protestuesit e djeshëm në kryeqytetin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vërshimi i shqiptarëve në sheshin Skënderbej dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte mesazhi më i qartë i mbështetjes për Partinë Demokratike dhe opozitën, si dhe për kërkesën tonë, ose më mirë, kërkesën që koha ka shtruar, për të tejkaluar krizën e rëndë ekonomike, shoqërore, psikologjike, për largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha gjithashtu Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?