Basha: Mjekët kërkojnë të bëhen tampone, përgjigja nga ISHP do deri në 10 ditë

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreui i PD-së Lulzim Basha u shpreh se mjekët i kanë shprehur shqetësimin për tamponët e ulta që bëhen në vendin tonë.

“Mjekët po kërkojnë përditë që të bëhen tamponë sa bëjnë vendet e rajonit. Mjekët më thonë se nuk ka tamponë dhe kite mjaftueshëm. Kur nuk ka teste nuk arrin të kontrollosh ata ku është përhapur virusi.

Është shqetësuese ajo që më thanë se për shkak të tamponëve të ulta dhe rritjet së infeksioneve, momenti nga dyshimi deri te tamponi shkon nga 7-10 ditë. Për këto ditë njerëzit janë në ankth. Parat që duhet të shkonin për të bërë më shumë testime ose për pagat e mjekëve”, tha Basha.

SHKARKO APP