Basha: Modeli i diktatorit Hoxha fle në kokat e idhëtarëve të tij

Në 24 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, krue i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po përdor të njëjtën mënyrë pushteti si diktatori Enver Hoxha.

Në një aktivitet të opozitës të  organizuar në sheshin “Skënderbej”, aty ku 24 vite më parë u rrëzua busti,  Basha tha se pushteti antiligjor që përdor kjo qeveri tregon vazhdimin e rrugës të keqe të diktatorit.

Lulzim Basha: “Ka ende nga ata që ushqejnë adhurim për abuzuesit e pushtetit, adhurim për frikën për agresionin dhe për dhunën. Modelet represive të së shkuarës vazhdojnë të frymëzojnë pushtetarë me karakter të dobët. Ushtrimi i pushtetit në këto dy vitet e fundit tregon se modeli i diktatorit fle në kokat e idhtarëve të tij. Përdorimi antiligjor i  pushtetit, dhuna ndaj qytetarëve , urrejtja dhe dhuna ndaj kundërshtarëve politikë dëshmojnë vazhdimësinë e së keqes.”

SHKARKO APP