Basha: Monsinjor Rrok Mirdita, njeriu që ringriti shpirtin e shqiptarëve

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Monsinjor Rrok Mirditës.

Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Monsinjor Rrok Mirditës. Monsinjor Mirdita do të mbahet mend për përkushtimin e madh në ringritjen shpirtërore të vendit, pas regjimit kriminal që privoi shqiptarët nga e drejta e besimit e që shembi kishat e xhamiat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam pasur privilegjin të takohem shpesh me të, dhe nuk i harroj kurrë shqetësimet e tij dhe lutjet e tij për të varfërit, të pamundurit, kërkesat e tij të vazhdueshme për drejtësi shoqërore. Monsinjor Mirdita, i shuguruar Ipeshkëv në vizitën apostolike në Shqipëri të Papa Gjon Palit II në vitin 1993, jam i bindur se po shkon i qetë në shtëpinë e Atit të tij, pasi nje jete te tere ne sherbim te Zotit, besimtarëve dhe popullit te tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?