Basha: Mungesa e programit dhe bilancit e shtyn Ramën drejt marrëzive totale

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në ekranin e Report Tv.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “kukull” në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës, por për kryedemokratin Lulzim Basha ai i ka dhënë veprat se është ai në krye të PD-së. I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Basha tha se PD-ja drejtohet prej tij dhe mban përgjegjësi për çdo veprim.

“Përgjigjen e ka marrë jo vetëm me fjalë dhe vepra, kryetar i PD jam unë dhe mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin”, tha Basha.

Ai theksoi se 25 prilli është dita e ndryshimit.

Problemet e këtyre 8 viteve që është bërë kapicë dhe që kërkojnë zgjidhje realiste se janë ngopur me premtime boshe, 25 prilli shqiptarët do të vendosin për veten e tyre, pyetja është a vazhdohet më, me premtime dhe tullumbace elektorale para zgjedhjeve apo ka ardhur momenti të ndryshojmë. Unë ndjej një etje për ndryshim, që i ka bashkuar shqiptarët përtej gjykimeve politike Takoj anëtarë të PS që do votojnë për ndryshimin, ndryshimi vjen duke votuat PD dhe programin tonë, mungesë e programit dhe bilancin e shtyn drejt marrëzive totale.

SHKARKO APP