“Basha na gënjeu, në Tiranë s’ka asnjë vend kushtuar të rinjve”

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot pasdreke para zyrës së kryebashkiakut Lulzim Basha duke i kërkuar atij të mbajë premtimet për më shumë ambiente dhe hapësira për të rinjtë. Ata kanë deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar nga Bashkia e Tiranës dhe se në kryeqytet nuk gjendet qoftë edhe një vend kushtuar të rinjve.

 “Prandaj jemi mbledhur sot, para Bashkisë së Tiranës që drejtohet prej 4 vitesh nga një kryetar i pavullnetshëm, për të thirrur me zë të lartë se ne, të rinjve shqiptarë, nuk na mungon as vullneti, as kreativiteti, as energjia dhe as intelekti. Por, ajo çka na mungon janë qendrat rinore, hapësirat publike dhe një vëmendje më e madhe nga Bashkia e Tiranës”, deklaruan të rinjtë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej ata  kanë vijuar duke thënë:  “Sot nuk po kërkojmë tramvajin që na premtoi për të shkuar në shkollë, por të paktën kartën e studentit dhe një hapësirë për ne të rinjtë, me anë të të cilave na gënjeu dhe na mori votën 4 vjet më parë. Ajo çka po kërkojmë sot është të mos na gënjejë më sepse askush nuk e beson. Kësisoj, i bëjmë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të paktën, minimalisht, të na kërkojë ndjesë për mashtrimin që na bëri 4 vjet më parë dhe të mbajë përgjegjësi për lënien pas dorë të të rinjve kryeqytetas”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?