Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nderuar këtë 28 nëntor, komandatin legjendar Adem Jashari, me rastin e ditës së lindjes. Teksa ka kryer homazhe në shtatoren e Jasharit në Tiranë, Basha shkruan në Twitter se “Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari”.
Postimi i plotë
Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.
8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.
Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!
të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.
Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari! pic.twitter.com/JixkZ9n4kM— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 28, 2020