Basha ndërsen kolegjin e kryetarëve kundër deputetëve
Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të PD në selinë blu. Me një marifet dinak, Basha po vendos drejtuesit e degeve të PD kundër deputetëve, të cilët i kërkuan dorëheqje.
“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre” – mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, i cili u mbështet edhe nga disa të tjerë.
Basha në vend që ta kundërshtonte ka thënë se “ka të drejtë Pëllumbi”.
KOHA JONË SONDAZH

