Basha: Në BE ju çon PD, që hoqi vizat e futi vendin në NATO. Rama dështoi në 8 vite

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fushatës në Korçës, tha se PD-ja është e vetmja shpresë për të futur vendin në BE, ashtu siç bëi të mundur heqjen e vizave dhe futjen e vendit në NATO. Nga ana tjetër, Basha theksoi edhe se Rama ka dështuar në këto 8 vite dhe për këtë fajëson gjithmonë PD.

“Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendit dhe kjo është anëtarësimi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim i’a ven fajin dikujt tjetër.

Një njeri që ka harxhuar 8 vite duke me fajësuar mua dhe PD-në për dështimet e tij, tani fajëson edhe Europën dhe Amerikën. Ky do na çojë në Europë pas 8 viteve dështime?

Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë”, tha Basha.

SHKARKO APP