Basha në Berlin: Pushteti po manipulon hetimin e ngjarjes më të rëndë në 25 vite‏

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  zhvilloi takime në kancelarinë Federale, me shefin e kabinetit të kancelares Merkel dhe ministër Federal për Çështje të Veçanta, Peter Altmaier si dhe me Christoph Heusgen, Këshilltar për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë i Kancelares gjermane, ku ndau shqetësimin e thellë mbarëpopullor mbi situatën e rëndë të kriminalizimit të politikës, parlamentit dhe niveleve më të larta të administratës shqiptare, që kanë kulmuar me akuzën e bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, akuzë që ka ardhur nga brenda mazhorancës.

Basha i njohu dy zyrtarët e lartë të qeverisë gjermane me përpjekjet që po bëhen nga pushteti për të penguar hetimin, e për të fshehur të vërtetën, mbi çështjen më të mprehtë të 25 viteve të fundit.

“Kërkesa e opozitës dhe e mbarë qytetarëve, – tha Basha, – është dorëheqja e kryetarit të kuvendit nga posti i tij, për t’i hapur rrugën një hetimi të drejtë e të plotë, të painfluencuar nga pushteti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i opozitës i njohu gjithashtu zyrtarët e lartë gjermanë me faktet që kanë tronditur opinionin publik, të implikimit të zyrtarëve më të lartë në fshehjen e ngjarjes dhe në manipulimin e procesit hetimor përmes presioneve të vazhdueshme ndaj prokurorisë, dekonsiprimin e dëshmive dhe kapjen e  e dëshmitarëve kyç nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?