Basha në Bruksel, merr pjesë në samitin e PPE-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e PPE-ve, në Bruksel.

Kjo është vizita e parë e liderit të opozitës pas zgjedhjeve të 21 qershorit, ku pritet të takohet me drejtues të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Basha pritet të denoncojë tek zyrtarët europian dhunimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të nënvizuara edhe në raportin paraprak të OSBE/OHDIR.

Opozitarët kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me ndërkombëtarët, ku kanë raportuar dhe denoncuar incidentet e ndodhura ditën e zgjedhjeve. 

SHKARKO APP