Basha në Cërrik e Peqin: Do luftoj deri ne fund për uljen e cmimit të energjisë

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë turit elektoral në Cërrik dhe Peqin, premtoi uljen e taksave për fermerët dhe punësimin e të rinjve.

Basha tha se “në këto dy vite drama e çdo nëne ishte që nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre. Ky është realiteti, këto janë hallet, problemet, papunësia, varfëria, kriza ekonomike.

Kjo është gjëma e dyshes Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha para dy vitesh. Dinjiteti i nëpërkëmbur i kryefamiljarëve nuk është në shitje në 21 qershor por do të ndëshkojë me votë ata që e shkelën, ata që e nëpërkëmbën”.

Basha shtoi se “do të luftoj deri në fund, deri në fitore për të ulur çmimin e energjisë me 25%, për të falur kamatë-vonesat, për të rritur rrogat e pensionet, për të rritur ndihmën ekonomike dhe për të shtuar në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që u hoqën me të padrejtë, për të qëndruar në krah të më të pamundurve, duke ulur me 20% çmimin e miellit, orizit, sheqerit, vajit, vezës, qumështit dhe mishit përmes heqjes së TVSH”.

Kreu i Partisë Demokratike tha se kemi vendosmërinë dhe ne do ta ofrojmë atë e me votën tuaj do të hapim një rrugë tjetër, atë të uljes së taksave , të punësimit për të gjithë të papunët e Peqinit e në veçanti për rininë punëtore e fisnike të Peqinit.

SHKARKO APP