Basha në familjen në nevojë në Lezhë: Rama është lodhur vetëm për veten
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar një familje në pamundësi ekonomike. Gruaja e familjes i bëri me dije Bashës se janë 8 veta në familje dhe mbahen vetëm me pagesën e invaliditetit të vajzës prej 100 mijë lekësh.
Basha u zotua se nesër në qeveri do të jetë krahë familjeve në vështirësi ekonomike, teksa akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë se janë lodhur në këto 8 vite vetëm për veten.
Ai shtoi se menjëherë sapo të vijë në qeveri do të rikthejë të gjitha të përjashtuarit pa të drejtë nga ndihma ekonomike, si dhe do i dyfishojë direkt.