Basha në FB: Të shpalljet sërish gjendja e emergjencës
Kreu i opozitës Lulëzim Basha, ka akuzar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura. Në një postim në FB, Basha shkruan se qeveria po mashtron qytetarët e saj çdo ditë, pasi nuk po jep asnjë ndihmë reale për banorët e përmbytur. Sipas tij mosshpallja e gjendjes së emergjencës, arroganca dhe cinizmi i qeverisë, janë një tjetër përmbytje për qytetarët.
“Vazhdon drama e dhjetra mijë familjeve në jug të vendit – burra, gra dhe fëmijë në mëshirë të fatit. Ka një solidarizim të fortë kombetar që na nderon por edhe nje reagim të dobet qeveritar. Me shpërfillje nuk shpallet emergjenca kombetare që do e ngrinte ndihmen shteterore në nivelin më të lartë. Me shperfillje nuk dedikohet asnje fond i posacëm dhe nuk realizohet asnjë plan konkret. Cfarë presin? Gënjejnë nga një ditë në tjetrën, presin të hapet koha dhe me arrogancën tipike t'u thotë njerëzve të ngrohen ne diell”, shkruan basha.
Ndërkohë ai i ka kërkuar sërish kryeministrit Rama që të shpallë gjendjen e emërgjencës, dhe të vihet në krye të grupit të punës, pasi vetëm me ndihmat e qytetarëve shqiptarë nuk mund të përballohet khjo fatkeqësi.
“Gjithcka është lënë në dorë të vullnetarizmit. Solidariteti njerëzor është i rëndësishëm por nuk zgjidhet kriza me ndihma. Në vend të vihet në krye të punëve, kryeministri bën ndërmjetësin dhe fton biznesmenet të paguajne. Kjo nuk është punë qeverie, por OJQ-je. Qeveria ka fonde, ligj, plane ndërhyrjeje të fuqishme në rast fatkeqësish natyrore. Ku janë paratë e taksave te rritura? Cfarë pret që t'i alokoje menjëherë për të permbyturit? Zgjohuni dhe bëni detyrën për të cilën ju paguajmë”, shkruan më tej kreu i opozitës.