Basha në Fier: E ka marrë dhe ky rrugën e Enverit
“E ka marrë dhe ky rrugën e Enverit. Më 8 dhjetor do t’i japim goditjen e fundit. Me 8 dhjetor nuk do të mblidhemi për të protestuar por për të rrëzuar diktaturën e krimit dhe korrupsionit”.
Kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin e FRPD-së në Fier.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka një qeveri legjitime, por “një bandë hajdutësh që duhet larguar një orë e më parë”
“Sot një tjetër diktaturë rrezikon shqiptarët diktatura e krimit, korrupsionit hajdutërisë, harbutërisë që e ka emrin Ilir Meta dhe Edi Rama. Ne u përballëm me gënjeshtrat e tyre me mashtrimet e tyre me korrupsionin me krimin që e futen në Parlament dhe ne qeverisjë. Nuk ka shqiptarë që sot nuk e di se Shqipëria nuk ka një qeveri legjitime por një bandë hajdutësh që duhet larguar një orë e më parë. Shifrat tregojnë se vendi është në depresion. 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil të dytët pas sirianëve. Kjo drame e ka emrin Edi Rama. Me buxhetin e parashikuar për 2016 qeveria tregon se vetëm do t’i thellojë dramat e shqiptarëve”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

