Basha në Gjirokastër: Do ta çlirojmë vendin nga papunësia
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këtë të premte ishte në Gjirokastër. Si në çdo qytet tjetër që ka vizituar kreu i qeverisë u prit nga dhjetëra qytetarë që pavarësisht rregullave të pandemisë ishin mbledhur sëbashku. Kreu i demokratëve i bëri thirrje që të marrin masa ndaj Covid-19, ndërkohë që deklaroi se 25 Prilli është betejë për të ndryshuar Shqipërinë.
”Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit për këtë pritje ta jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Korçë.
Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 Prill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, do të votojë për fëmijët e tij, për ekonominë, për punësimin, për Europën dhe Shqipërinë si gjithë Europa.
Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë”, tha Basha.