Basha në Golem: Janë goditur shumë nga Covid-19, qeveria ndihmon veç oligarkët (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të martë ndodhet në Golem, ku është takuar me qytetarë dhe biznesmenë. Përmes një video në facebook, Basha tregon se pas takimeve ka kuptuar se edhe kjo zonë turistike është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19.
Sipas Bashës, mbështetja për këta njerëz që kanë tërë jetën që paguajnë taksa është zero. ”Paratë shkojnë për 4-5 oligarkë dhe jo vetëm kaq, por kjo qeveri duke parandjerë largimin, po firmos kuturu leje zhvillimore”.
Nga ana tjetër, Basha shtoi se ”Mesazhi që kam nga Golemi është se ky vend i bekuar nga Zoti, është i mallkuar nga një qeveri që mendon vetëm për vete dhe një grusht oligarkësh. Dhe ky është zotimi ynë, që paratë që mbushin arkën e shtetit sot duhet të shkojnë në xhepat e sipërmarrësve shqiptarë, tek qytetarët”.