Basha në Kamëz, qytetari i zhgënjyer nga PS: Kam dy invalid në shtëpi, s’e përballoj dot jetën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës, për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre. Kryefamiljari Ramadan Allaraj i cili ka dy invalidë në shtëpi tregoi se e ka të pamundur ta përballojë jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetojë tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vetë është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Po ashtu ai tha se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.
Pjesë nga biseda
Lulzim Basha: Zonja si është?
Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.
Lulzim Basha: Me invaliditet?
Ramadan Allaraj: Invalide.
Lulzim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?
Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.
Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.
Lulzim Basha: Valbona ti punon diku?
Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.
Lulim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?
Valbona Allaraj: Po!
Lulzim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!
Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.
Lulzim Basha: Me ato fishat?
Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.
Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?
Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej
Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.
Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.
Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë
Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?
Ramadan Allaraj: Anëtar.
Lulzim Basha: Anëtar?
Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!
Ndërsa banori Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.
Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?
Sefer Tanushi: Gjendja ime mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!
Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?
Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.
Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?
Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua jo në mes.
Lulzim Basha: Diskriminim.
Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.
Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?
Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.
Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?
Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.
Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?
Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.
Lulzim Basha: Ku i ke?
Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.
Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.