Basha në Kishën e Jubës: Qoftë një fillim i ri për të gjithë shqiptarët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, ka qenë për vizitë tek Kisha e Jubës, në kuadër të festës së Pashkëve.
Në fjalën e tij, teska uroi të gjithë besimtarët Katolik për një Pashkë sa më të mbarë, Basha tha se kjo ditë festine do të jetë edhe për një fillim të ri për të gjithë.
”Don Mirgeli faleminderit për mikpritjen. Ju uroj nga zemra me shëndet pashkët. Gëzuar e për shumë vjet ju, gjithë besimtarëve katolik të Jubës së Durrësit, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptarë. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes. Ripërtëritjes të besimit, të jetës, të virtytet e jetës, e restartit ka thënë Papa Francesko para dy vjetësh, e fillit të ri. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët”,-tha Basha.