Basha në Korçë flet për 13 qershorin: Do të dalim më të bashkuar se kurrë
Korça është ndalesa e rradhës nga kreu aktual i PD-së dhe kandidat për një tjetër mandat, Lulzim Basha. Në fjalën etij para të pranishmëve, Basha tha se nga ky proces që do të mbahet më 13 qershor, demokratët do të dalin më të bashkuar se kurrë.
”Një moment i cili është një moment reflektimi, i pari por jo i vetmi, moment vendimmarrje më 13 qershor, për mua më i rëndësishmi një moment ringritje, bashkimi dhe vazhdimi të betejës. Sepse pavarësisht gjithçka që ka ndodhur, dy gjëra janë të qarta si drita e diellit, regjimi bëri gjithçka për ta ndalur ndryshimin dhe në fund diferenca midis dy kampeve tona, është sa gjysma e votave të pavleftësuara nga një nga marifetet që përdori, heqja e emrave nga fletët e votimit.
Dhe e dyta ne dolëm më të fortë, më të bashkuar nga kjo betejë. Ndaj, ftesa ime të dashur miq që e njihni fare mirë historinë 30 vjeçare të kësaj familjeje politike, që jeni dëshmitarë jo vetëm sa herë jemi rrezuar në betejë, por dhe sa herë jemi ngritur duke gjetur brenda vetes fuqinë e shpirtit dhe duke e projektuar atë tek çdo qytetarë, është e thjesht dhe e qartë: unë kërkoj që së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në arritjen e stacionit final që është rrëzimi i këtij regjimi, sepse për mua ka vetëm një kundërshtar, një dhe vetëm një objektiv që duhet rrëzuar një orë e më për dhe ky është Edi Rama i cili qartësisht nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë.
Së bashku do ta çojmë atë deri në fund, por ky është një vendim të cilin nuk e merr dot ai, ky është një vendim që u takon ju. Nuk është një vendim i parëndësishëm. Hapi i parë pas betejës së 25 prillit, drejt betejës që na pret është 13 qershori. Për t’i treguar atij se demokratët janë në këmbë”,-tha Basha.