Basha në Kukës: Rrëzimi i Ramës, detyrë patriotike
Demokratët e Kukësit dhe Hasit kanë pritur këtë të dielë kreun aktual të selisë blu dhe kandidatin për një tjetër mandat drejtues, Lulzim Bashën.
Ndërsa e cilësoi 25 prillin si vjedhjen më të madhe në histori, kryedemokrati theksoi se “rrëzimi i regjimit Rama-Doshi” nuk është më detyrë politike, pot patriotike. Basha përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
“Ajo që më takon mua ka një dhe vetëm një objektiv. Regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë, rrëzimi i këtij regjimi, denoncimi i masakrës zgjedhore dhe në këtë mënyrë jo vetëm që nuk i mbivendosemi, por i japim vlerë betejës që vazhdon për faktimin e masakrës zgjedhore në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare si një taban mbi të cilin do të ngremë aksionin tonë politik. Unë kam ardhur sot t’ju kërkoj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje”.