Basha në Laprakë: Vendi ka nevojë për një qeveri të re, që punon për njerëzit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha javën e ka nsiur me takimet në njësinë bashkiake numër 11, aty ku ka parë nga afër situatën ekonomike të bizneseve të vogla dhe të mesme. Basha tha se jemi vendi që ka paketën me ndihmën ekonomike më të ulët në vend.
”Jemi vendi me paketën më të ulët ekonomike. Keni 6-7 muaj që nuk merrni asgjë. Familjet janë në pikën e tyre të fundit. Bizneset po kështu, shëndetësia në kolaps, papunësia në rritje. Ne kemi i dhënë prej kohësh zgjidhje të cilat mund të realizoheshin. Të ndihmoheshin të gjitha familjet në nevojë. Të ndihmohej biznesi. Këto zgjidhje funksionojnë në vendet fqinje. Të ndihmohej biznesi. Këto zgjidhje funksionojnë në vendet fqinje. Edi Rama, të punojë dhe jo të rrijë në Facebook dhe në Instagram. Nuk ka asnjë prioritet tjetër, shëndeti edhe jeta janë të parët, ekonomia është e dyta. Të gjitha paratë e buxhetit të gjitha fondet e shtetit në kohë krize si kjo duhet të shkojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shëndetësinë ekonominë, sipërmarrjen”,-tha Basha.