Basha në Lezhë prezanton Frrokajn: Qeveria rilindi kriminelët

 

Kyetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Lezhë të prezantojë kandidatin e kësaj partie për kryetar bashkie Fran Frrokaj.

Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës se më 21 qershor populli do i japë përgjigjen e merituar dyshes Rama- Meta.

Liderit të opozitës iu desh të levizte në këmbë në menyrë që të përcillte të gjithë turmen e mbledhur në mbështetje e kandidatit demokrat Fran Frrokaj.

Duke iu drejtuar lezhjanëve, Basha tha se ky qytet nuk duhet të drejtohet nga Gjiri i Lalzit, e se populli do të ndëshkojë sundimtarët që e harruan shpejt e që pretendojnë ta blejnë me 21 qershor.

Lulzim Basha: “Padurimi për ti dhënë përgjigjen e merituar dyshes Rama-Meta me 21 qershor vjen nga keqqeverisja dhe nga varfëria ku e kanë zhytur vendin. Premtuan parajsën por e kanë kthyer vendin shumë prapa. Me arrogancën e tyre shtynë drejt vetëvrasjes kryefamiljarë. Sot shumica e shqiptarëve marrin borxh për të siguruar bukën e fëmijës, mijëra familje kanë emigruar pasi nuk shohin asnjë shprese. Te vetmit që rilindën janë kriminelët që u promovuan në postet më të larta dhe qeveritare që mbushën xhepat me lekët e shqiptarëve”
Kandidati demokrat për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj e ka krahasuar drejtimin e deritanishëm të Lezhës një rrënim që ka patur perfitues segmente të caktuara pranë kreut të bashkise dhe atij të LSI-së.

Per tu larguar nga Lezha, kreu i demokrateve iu afrua daljes në këmbe, ndërsa u  shoqërua nga një numër i madh qytetarësh.

SHKARKO APP