Basha në Lushnje: Do t’i japim fund vjedhjes me hir a me pahir (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte këtë të premte në Lushnje, ku u shpreh se sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike.

”Arsyeja nuk është vetëm pandemia, por braktisja e fermerëve nga qeveria këto 7 vjet. Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon. Paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë dhe oligarkët. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsioni, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të krimit të organizuar”, tha Basha.

Nga ana tjetër, Basha theksoi se me planin me 5 pika të PD me 24 milionë euro që janë zhdukur për inceneratorin e Fierit, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund, me hir a me pahir. SPAK do të detyrihet ta hetojë dhe do të çohet para drejtësisë dhe prapa hekurave, të ndëshkojë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive”, tha kreu demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/617165238952972/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?