Basha në Malësinë e Madhe: Me ne janë bashkuar dhe votuesit e majtë

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha kërkoi votën e qytetarëve të Malësisë së Madhe, jo vetëm të djathtë por dhe të majtë, si e vetmja menyre për të ndalur për të dalë nga varfëria që solli dyshja Rama Meta dhe per të përqafuar alternativën e zhvillimit që ofron opozita.

Lulzim Basha: “Interesi qytetar ka thërritur në skenë, bashkuar njësoj me ne edhe votuesit e majtë. Ata që dy vitet më parë besuna në 300 mijë vende pune që nuk u hapën kurrë, dhe besuan se çmimi i energjisë do ulej, por u rrit. Sot shohin të ardhurat e tyre të rrënuara dhe ekonominë e tyre në rrezik. Ne jemi bashkimi i madh i interesit qytetar të Malësisë së Madhe

Fitoren e te djathteve tha Basha nuk do e ndalë as tentativa e blerjes se votes.

Lulzim Basha: I gënjen mendja se me 21 qershor me 20 mijë- 30 mijë lekë apo me thesin m e miell të mund të blejnë bukën tuaj për një natë që të tju shkelin për një vit me këmbë. Dita e vendimjarrjes po afron.

Opozita garon me kandidatin Anton Koka ne bashkine e re te Malesise se Madhe.

SHKARKO APP