Basha në Parlament: Rama, gogoli i së keqes! I shërbejnë vetëm një grushti njerëzish që u pasuruan edhe në pandemi

Kreu i PD në Kuvend me akuza të forta ndaj qeverisë, tha se ajo nuk arriti ta menaxhoi aspak mirë pandeminë.

Basha tha se qeveria fshehur vdekjet reale nga covid, dhe se nuk i mbajti premtimet për të ndihmuar qytetarët e prekur.

“Rendi i ditës i cili ka në qendër marrëveshjen me pfizer, vendos pandeminë në qendër të debatit parlamentar, siç duhet të jetë.

Është diskutuar nga opozita në komisione për vaksinimin dhe diferencën e shifrave të raportuara nga qeveria, dhe ashtu si në traditën e keqe të qeverisë , ajo që thuhet nuk bëhet, gënjejnë për pandeminë, ata kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbursimin e pacientëve, për tenderat , dosje që këndellet në gjumë SPAK dhe pandemia, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura, 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve te kaluar, jo siç thotë qeveria rrena, këtë e konfirmon edhe raporti i KE.

Kjo ishte një shuplakë për familjet që u ndanë nga të dashurit e tyre, një kalvar dhimbjesh që qeveria e mohon.
Qeveria i ka larë duart me ta, e dimë që nuk kanë shpenzuar pak, 1000 dollarë për kurim në kushte shtëpie.

E lanë Shqipërinë në fund edhe për masat që morën. Varfëria u thellua, ky pushtet që ka përparësi koncensionit PPP dhe tenderat dha ndihmën më të ulët ekonomike në të gjithë kontinentin.

Na la pas dhe Maqedonia me Kosovës, madje kosova po na jep një leksion ndershmërie dhe përgjegjësie, po jep nga 1500 dollarë për familjet që kanë humbur një anëtar nga covid.

Ky tregon qartë ndryshimin e qeverie që u gjendet pranë njerëzve dhe njërës që fsheh vdekjet . Po këta se bëjnë dot se i bie që këto para tua marrin klientëve të tyre, i shërbejnë një grushti njerëzish. Rama , gogoli i së keqes,- tha Basha.

SHKARKO APP