Basha në Peqin: Do kthehem këtu si kryeministër e për t’ju parë në sy

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Peqinit ku është takuar me banorët të tij dhe ku ka shpalosur programin qeverisës së forcës që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD ftoi qytetarët të bëhen bashkë që më 25 Prill ndryshimi i shumëpritur të bëhet i mundshëm.

Sipas tij, 4 vitet e ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin.

“4 vitet e ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rënjësor për Peqinin. Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi i fermerëve do të marrin fund. Këtu do të kthehem, te kulla e sahatit, si kryeministri juaj i ardhshëm për t’ju parë në sy dhe për të shijuar së bashku punësimin, mirqënien dhe ndryshimin që do të përfshijë çdo familje të Peqinit, Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Nga të rinjtë dhe të rejat deri te pensionistët të cilët kanë sakrifikuar një jetë të tërë, nga fermerët tek sipërmarrja te investimet, shkollat dhe në çdo fushë të jetës. Familjet në ndihmë ekonomike do ta ndjejnë ndryshimin.

Por, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani jonë ekonomik i cili mundëson që ata miliarda euro që ja u marrin nga xhepi juaj çdo ditë me gjoba, me taksa, me çmimin e energjisë më të lartë, me çmimin e naftës më të lartë në Europë ato para ja u japing oligarkëve.

Ndryshimi do të vijë pasi qeveria ime dhe unë ato para do t’ja u kthej zotëve të vërtetë të cilët jeni ju me investime me rritje pagash dhe pensione”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

SHKARKO APP