Basha në Shkodër për 25-vjetorin e rënies së bustit të Stalinit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Shkodër për 25-vjetorin e rënies së bustit të Stalinit, një simbol i rënies së komunizmit.
Teksa është takuar me protagonistët e kësaj date, numri një i Partisë Demokratike inauguroi pllakën përkujtimore të 14 janarit te busti i Luigj Gurakuqit.
“Para 25 vitesh u ideua demonstrata, që ishte përballja e parë me diktaturën” tha Basha gjatë bashkëbisedimit me protagonistët e 14 janarit.
“Nga Shkodra erdhën shenjat e para të ndryshimit të madh në vend. Nuk është çudi që Shkodra ishte e para që shpërtheu ndaj regjimit të egër dikatorial”tha më tej ai.
Kreu i PD shpjegoi se i ka kërkuar Presidentit të Republikës të dekorojë heronjtë e kësaj ngjarje.
“Ora e kurajos civile ka ardhur sërish, qeveria po vendos një shtatore të re, atë të Stalinit” tha Basha, duke shtuar se shumica në pushtet ka botëkuptim të ndryshëm nga qytetarët e Shkodrës.
“Ky është një triumf i përkohshëm i të keqes” u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

