Basha në SPAK për ”Toyota Yaris”, Berisha: Cili është roli i tij në këtë organizatë kriminale?
Sot Lulzim Basha u thirr nga SPAK-u për të dëshmuar se çfarë informacionesh ai ka për dosjen ”Toyota Yaris”, që ka bërë që në Shqipëri të mbërrijnë këto ditë disa Prokurorë nga Belgjika. Për Sali Berishën, ende sot e kësaj dite, askush nuk ka informacione se cili ka qenë roli i Bashës, sipas tij në këtë organizatë kriminale.
”Sot në Tiranë kishin zbardhur një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju, në Parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha.
Këtë qëndrim ish-kryministri e mbajti gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ”Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Vorës, e cila është 1 prej 6 bashkive ku do të ketë zgjdhje më 6 mars.