Basha në takimin e PPE, diskutime për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE të mbledhur në Vienë.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i PPE Joseph DAUL, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian Elmar BROK, si dhe ministra të Jashtëm të BE-së janë pjesëmarrës në këtë takim, i cili drejtohet nga ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz.

Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të përqëndrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.​

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?