Basha në Vlorë, thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne për ndryshimin e madh
Edhe në Vlorë kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët, ku tha se kjo betejë nuk është për të apo për Ramën, por për shqiptarët. ”Me specialistë të zotë dhe lista e Vlorës, njësoj si e Shqipërisë, e PD dhe aleatëve, i ka të gjitha kualitetet”,-tha Basha.
Pyetjes nga gazetarët sesi e gjykon ai shkarkimin pas kaq vitesh të kryebashkiakut Dritan Leli nga kryeministri Edi Rama, pikërisht në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Basha u mjaftua duke i bërë thirrje socialistëve të qytetit që të bashkohen me opozitën.
”Komenti im është që “anija e së keqes” po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist është “bashkohuni me ne!” për ndryshimin e madh. Do të fitoni ju do të fitojë Vlora dhe Shqipëria”, tha më tej kreu i PD-së.