Basha në Vorë, takime me qytetarë dhe biznese: Asnjë banesë nuk është ndërtuar (VIDEO)

Këtë të hënë kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Vorë, aty ku zhvillon takime me qytetarë dhe biznese në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Në këto takime, kreu Basha do të prezantojë edhe kandidatët e PD-së për deputete në këtë qytet. Po ashtu kreu i selisë blu, tha se qeveria pretendon se Vora është kantier ndërtimi, por sipas tij nuk ka asnjë banesë të ndërtuar.

“I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do të kishin dhënë para për ata që të ndërtonin shtëpi vetë.

Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë. Genjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra, ndërsa këta bëjnë tendera sekretë që I fitojnë kushërnjtë apo vetë kompanitë e deputetëve, nga Fidel Ylli te Sadri Abazi.

Procesi i rindërtimit është prioritet i qeverisë që do të dalë pas votës së 25 prillit. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të vendosim drejtësi. Do bëjmë shpërndarjen me shpejtësi të parave në dorë të atyre që do të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale. Ndërsa ndërtimi në zonat urbane do të bëhet me transparencë”, tha Basha.

SHKARKO APP