Basha në Zall-Bastar, bisedon me fermerët për tokat dhe koston e punës

Nga Zall-Bastari, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se fermerët gjenden në vështirësi të mëdha, të cilat lidhen me stopimin e prodhimit në treg dhe mungesën e politikave nxitëse për to. Zall-Bastari, një nga zonat me te veçanta në prodhimin bujqësor dhe është kthyer sipas fermerëve, në një vend pa të ardhme. Sipas kryetarit te PD-së, gjysma e shqiptarëve janë lënë në harresë kur aktiviteti i tyre i vetëm i mbijetesës është aktiviteti bujqësor. ”Në Zall Bastar me fermerët e kësaj zone që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të mbijetuar pasi prodhimet e tyre kanë shumë pengesa për të dalë në treg, ndërkohë që vuajnë edhe braktisjen totale nga shteti”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/290075332348497/?q=lulzim%20basha&epa=SEARCH_BOX

 

SHKARKO APP