Basha: Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vëmë minat kullave të korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka shigjetuar sërish kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai po mashtron me aferën e 6 kullave me vlerë 200 milionë euro. Sipas tij, çdo gjë që thotë kryeministri është mashtrim pasi synimi i tij është vetëm të vjedhë qytetarët shqiptarë.

Kryedemokrati Basha ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon strategjinë se si kryeministri Edi Rama mashtron për Teatrin Kombëtar.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërcënuar edhe një herë tjetër mbrëmjen e së mërkurës se nëse do të shembet Teatri Kombëtar, Partia Demokratike do tu vendosë minat me ligj kullave që do të ndërtohen si pjesë e këtij projekti.

Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po grabisin 8 467 m2 pronë publike.

Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit“,- tha Basha.

SHKARKO APP