Basha: Nga 8 dhjetori protesta pa kthim, qeveri teknike

 

"Zgjidhja është krijimi i një qeveri teknike që do të përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalizimit dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja. Nuk duam thejsht të largohen këta e të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer. Kush do të vijë, le ta vendosë populli me votë. Më 8 dhjetor nis përballja popullore pa kthim për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. PD-ja do t'i paraprijë kësaj përballjeje. Ftoj të gjithë shqiptarët të mblidhen në sheshin Skënderbej në orën 11:00 të martën më 8 dhjetor".

Kështu u shprreh kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, teksa në emër të Partisë Demokratike, i ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës pa kthim sipas tij për largimin e qeverisë, e cila nis në orën 11:00 të 8 dhjetorit në sheshin “Skënderbej”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më 8 dhjetor në përkujtim të ditës së parë së protestës historike të sutdentëve ne kemi thirrur një mashtrim të madh proteste në Tiranë kundër qeverisë Rama- Meta. Mënyra më e mirë për të nderuar një ngjarje si simbol i përballjes me të keqen është të zbresim në rrugë dhe sheshet e protestës. Nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë shpresë se situata mund të përmirësohet për shqiptarët. Ne mblidhemi më 8 dhjetor jo thjesht për të protestuar, po për zgjidhje", theksoi gjithashtu Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?