Basha nga Dibra: Inceneratorët, një nga aferat e shumta të kësaj qeverie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë në Dibër, ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin e PD në zgjedhjet bashkiake, Luan Hakën.

Ndër të tjera, Basha u ndal edhe te afera e inceneratorëve, ku theksoi se është një ndër nga ato që ka shënuar qeveria aktuale.

Vëllezër dhe motra e vërteta shpesh vonon ashtu si drejtësia, por nuk vonon. Ditë për ditë të vërtetat po dalin në pah. Drita që shkëlqen sot pak skuta të errëta le. Kudo anembanë kësaj bashkie ku ka njerëz që duan jetë normale për fëmijët, ku ka fëmijë, në emër të së cilit foli edhe Lindi që është një 18-vjeçar me shpresa e dashuri për këtë tokë, për familjen e tij. Korrupsioni po mbyt njerëzit. Shpresa foli për atë që ndjejnë gratë, nënat dhe gjyshet dibrane. Një bashkim i vullneteve të Dibrës nuk ka si ta lë në baltë Dibrën sot. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që përcëllon e djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do e ketë të lehtë as shkatërrimtari i ëndrrave të të rinjve dibranë, i varfërisë, i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme dhe sot është në qeveri si kreu i qeverisë më hajdute. Siç po dëshmojnë inceneratorët, që është një nga aferat korruptive që po u merren shqiptarëve”, tha Basha.

SHKARKO APP