Basha nga Gjirokastra: 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore, jo ndaj nesh, por ndaj shqiptarëve
Në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, kandidati Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokratët e Gjirokastrës, nga ku u shpreh se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore, jo ndaj nesh, por ndaj shqiptarëve.
Basha i ftoi demokratët të luftojnë së bashku me gjithë fuqinë qe na dhanë njerëzit deri në fitore.
“Faleminderit zoti kryetar, të nderuara zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, së pari më vjen mirë që rishihemi, ndonëse rishihemi fiks një muaj pas një prej betejave më të rrepta të pluralizmit. Një prej betejave më të paprecedenta në pabarayinë e tyre, një betejë ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por një regjim i cili shkatërroi një nga një të gjitha rregullat e garës demokratike dhe me të cilin përballëm dhëmbë për dhëmbë jo thjesht në një muaj fushatë, por në 8 vite, e në veçanti në vitin e fundit që nga momenti i marrëveshjes së 5 qershorit dhe përballja vazhdon akoma në komisionin zgjedhor, së shpejti fillon në Kolegjin Zgjedhor, e do të vazhdojë sa më takon mua deri në realizimin e asaj që presin shqiptarët dhe asaj që ka ndalur përkohësisht më 25 prill, që është largimi i këtij regjimi dhe ndryshimi që presin përmes Partisë Demokratike. Ndryshe çdodh rëndom kur ndodhem para mediave, në takimet me anëtarësinë, në takimet me strukturat, nuk kam zgjedhr të bëj katalogun e dhunimeve, krimeve të masakrës zgjedhore të 25 prillit për një arsye të thjesht: sepse ju e keni të shënuar në lëkurën tuaj këtë betejë dhe gjithë pasojat e masakrës zgjedhore me të cilën jeni përballur në mënyrë të përditshme e të përnatshme në çdo lagje të qyteteve e të fshatrave të qarkut të Gjirokastrës, si kudo anembanë Shqipërisë. Ju e dini fare mirë se çfarë ka ndodhur në kët proces. Ju nuk jeni thjsht dëshmitarë, ju jeni faktori i përballjes, shënjestra e padenjë dhe e poshtër e një kundërshtari politik që nuk na trajtoi dhe nuk ju trajtoi si kundërshtar, por si armiq. Me poshtërsinë më të madhe dhunoi jo vetëm ligjin, por përdori dhunën, shantazhin, largimet nga puna, gjobën, ndalimet e paligjshme në mënyrë masive ndaj aktivistëve dhe anëtarëve tanë në këtë fushatë. Pra, një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë. Dilemat e Shqipërisë u shtuan dhe më shumë, që nga dilema e fermerit dhe blektorit më të largët e deri tek dilemat dhe pikëpyetjet për rrugën e ashpër të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjithçka u rëndua dhe u përkeqësua më 25 prill, në vend që të pqrmirësohej. Dhe pavarësisht kësaj përballjeje, një aritje të madhe ne mund të themi që e kemi: dolëm nga kjo garë e pabarabartë, nga kjo betejë e pabarabartë dhe nga kjo masakër zgjedhore më të fortë dhe më të mëdhenj se sa ç’ishim. Hzmë më kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar. Pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarëveshjeve që ne mund të kemi sikundër është normale një familje, emër e një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, jemi ne që morëm përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, jemi ne që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet tona. Sepse nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot. Ne kishim vetëm një kauzë, kauzë morale, ne kishim programin, ne kishim zgjidhjet e konsultuara prej dy vjetësh me njerëzit. Gjë tjetër nuk kishim. Dhe prandaj na ndoqën sepse bashkuam një ditë fuqinë e Partisë Demokratike për të qëndruar kauzën e vetme dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga e keqja. Unë nuk shoh asnje çelës tjetër të paktën që pavarësisht masakrës zgjedhore kemi dalë më të mêdhenj dhe më të fortë. Natyrisht kjo është një meritë e cila nuk i takon thjeshtë kësaj beteje, sepse këtu njerëzit, ka luftëtar të vjetër që e dinë që nuk e kemi matur me sa herë punuam e sa fort u ringritëm dhe si kemi arritur të frymëzojmë qytetarët për të vazhduar së bashku deri në fitore. Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motorr, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vtëm gtë bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundnder ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë”, tha Basha.